Wednesday, July 31, 2013

naruto


Lind derr me kokë njeriu…! (video)

Në një fermë në Snata Cruz El Chol të Guatemalës, lindi një derr me kokë njeriu! Ndërkohë, video në të cilën banorët e fermës pohojnë se derri është jashtëtokësor u transmetua dhe nga televizioni shtetëror i Guatemalës


Identifikohet autori i dyshuar për 4 plagosjet në Durrës


Policia e Durrësit identifikon autorin e dyshuar për plagosjen e katër personave duke e shpallur atë në kërkim. 
Sipas bluve të Durrësit personi që hapi zjarr në drejtim të lokalit është shtetasi Agim Myftari, banues në katin e dytë të pallatit ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se gjithcka ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që hetimet e policies vazhdojnë.

Të plagosur kanë mbetur: H.Lama 55 vjeç, Bujar Luku 55 vjeç, Ilia Plaku 66 vjeç dhe T. Hallulli. Sipas policisë, 4 të plagosurit ishin klientë të rastësishëm në lokal dhe nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ata gjendeshin në tavolina të ndryshme. Lulishtja në hyrje të Durrësit, ku ndodhi sulmi është një prej vendeve më të frekuentuara nga qytetarët durrsakë.

Të përndjekurit padisin Topallin për shpërdorim detyre


Një grup të përndjekurish dhe të dënuarish politik kanë paditur në Prokurori kryetaren e Kuvendit në detyrë znj.Jozefina Topalli për shpërdorim të detyrës.


“Z. Prokuror! Në zbatim të së drejtës që na jep Kushtetuta dhe Nenet 58 | 1-3, 283 dhe 194 të Kodit Pr. Penale, kërkojmë procedim penal të znj. Jozefina Topalli, që duke qenë në detyrën e kryetares së Kuvendit, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 të K. Penal” – shkruhet ndër të tjera në këtë kërkesë-padi drejtuar z.Adriatik Llalla të bërë ppublik nga DITA. /albeu.com/

Rruga Prishtinë-Rashkë bllokohet nga serbët


Rruga Prishtinë-Rashkë vazhdon të mbetet e bllokuar nga serbët lokal për shkak të arrestimit të dy serbëve nga EULEX-i. Që pasditen e të hënës ata kanë vendosur në rrugë kamionë të cilët nuk lejojnë që të ketë qarkullim, shkruan Tanjung. Ndërsa mbrëmë pas mesnate makinat e EULEX-it janë sulmuar me koktejl molotovi. 

Sipas informacioneve paraprake në këtë sulm kanë marrë pjesë dhjetë persona, ndërsa policia po vazhdon me hetimin e rastit. Njoftohet se dy serbëve të arrestuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Avokati Luba Pantoviq i ka thënë Tanjugut se Sllobodan Repiq (28) është arrestuar me dyshimin se më 7 dhjetor të vitit të kaluar në Mitrovicë ka shtënë me armë zjarri kundër zëvendësdrejtorit të Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës, Dushan Millosavleviq. 

Avokati i të arrestuarit tjetër, Zharko Veselinoviqit ka deklaruar se ky mbahet në polici me dyshimin për armëmbajtje pa leje. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2013, ora 12:4

Tuesday, July 30, 2013

kiba


Vlorë, qëllon vëllain me thikë në kraharor, arrestohet pas rezistencës 26-vjeçari

VLORË- Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Vlorës. Një 26-vjeçar në lagjen “1 Maji" të qytetit ka plagosur rëndë vëllain e tij 16-vjeçar, si dhe ka kërcënuar persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. 

Policia e Vlorës ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke mos lejuar rëndimin e situatës, pasi autori mësohet se ka qënë jashtë kontrollit. 

Bëhet me dije gjithashtu se, policia ka arrestuar shtetasin Ervis Zaçe, i cili qëlloi me thikë në kraharor të vëllanë. 16-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë. 

Autori, sipas policisë ka kërcënuar me armë edhe persona të tjerë në vendngjarje, ndërsa u ka bërë rezistencë atyre në momentin që po e arrestonte. 

Sipas bluve të Vlorës, Zaçe vuri në rrezik edhe jetën e punonjësve të policisë, të cilët mundën ta kapin më pas 26-vjeçarin. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë.

Durrës, një person qëllon me armë në drejtim të një lokali, 3 të plagosur



DURRES –  Tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur tek stacioni i trenit, rreth orës 21:30, ku një person ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij, në drejtim të një lokali, për arsye ende të panjohura. Për pasojë tre persona janë plagosur, ndërsa krismat kanë shkaktuar panik tek qytetarët e shumtë që ndodheshin në lokalet përreth, apo duke shëtitur në rrugë në ato momente.

Burime nga policia bëjnë të ditur se të plagosurit, I. Plaku, B. Luku dhe T. Hallulli, janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit. Fatmirësisht, sipas mjekëve ata janë të tre jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se një person ka shtënë me armë në drejtim të lokalit, ndërsa nuk dihet se cili ka qenë objektivi i tij.

“Autori ka qëlluar në drejtim të lokalit, plumbi ka kapur vëllain tim në këmbë. Nuk dihet cili ka qenë objektivi i tij. Jemi shtrirë të gjithë barkas në lulishte, kur është qëlluar me armë. Autori është larguar më pas me makinë.”- shprehet vëllai i njërit prej të plagosurve.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Sipas dëshmitarëve personi që qëlloi është i moshës 30-35 vjeç

Tiranë, plagosen dy vëllezër

Tiranë, plagosen dy 
Tiranës, ku dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri. 

Sipas informacioneve të fundit, Erjon dhe Klodian Demaj kanë mbetur të plagosur nga një breshëri kallashnikovi dhe janë dërguar në spital për mjekim. 

Burime policore zyrtare bëjnë me dije se përmes dëshmive të mbledhura janë identifikuar dy persona të dyshuar për ngjarjen. 

Motivet e sulmit të armatosur nuk janë zbardhur ende, por dyshimet më të mëdha janë për një grindje mes palëve, që ka degraduar në armë. 

Ngjarja e së martës i shtohet kështu aksioneve kriminale të shumta që kanë ndodhur së fundmi në vend, mes të cilave spikat ajo e Vlorës, ku mbetën të vrarë tre persona. vëllezër 

Monday, July 29, 2013

Tiranë: Plagoset rëndë me thike një i ri, arrestohet autori


Tiranë: Plagoset rëndë me thike një i ri, arrestohet autori

 Publikuar: 28.07.2013 - 14:51
Tiranë, 28 korrik - Një person ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pas një përplasje me një 25-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e 9-katëshve në Tiranë. I plagosur ka mbetur shtetasi, Jurton Suparaku, i cili është transportuar për në spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka arrestuar autorin e plagosjes menjëherë pas ngjarjes. Ai është shtetasi, Indrit Zepi, 25 vjeç. Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në përplasjen mes dy të rinjve, transmeton Panorama. Policia ka nisur hetimet.

Durrës: Aksident i rëndë trafiku, 1 i vdekur e 2 të plagosur


Durrës: Aksident i rëndë trafiku, 1 i vdekur e 2 të plagosur
 Publikuar: 28.07.2013 - 08:15
Durrës, 28 korrik - Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Durrës. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se një makinë është përplasur me trafikndarësen rreth orës 04:00, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Shkozetit. 

Mësohet se makina drejtohej nga shtetasi Islam Kovaçi, i cili po kthehej nga një dasmë bashkë me bashkëshorten dhe nënën e tij. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit dhe gruaja e tij Greta Kovaçi kanë marrë plagë të rënda në trup, ndërsa nëna e tij Dallëndyshe Kovaçi ka humbur jetën në vendngjarje. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, transmeton BW. 

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i ngjarjes ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Nga ethet hemorragjike ndërron jetë 34-vjeçari nga Malisheva


Nga ethet hemorragjike ndërron jetë 34-vjeçari nga Malisheva
Publikuar: 27.07.2013 - 16:33
Prishtinë, 27 korrik - Ethet hemorragjike kanë marrë edhe një jetë. Milazim Krasniqi nga Astrazupi i Malishevës është viktima e radhës që ka vdekur nga virusi i etheve hemorragjike. Ai vdiq mëngjesin e së shtunës në Klinikën Infektive të QKUK-së, transmeton KTV. Infektologu Sali Ahmeti ka konfirmuar se 34-vjeçari, i cili ishte shtruar në Klinikën Infektive në fillim të kësaj jave, gjatë gjithë kohës ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë në Klinikën Infektive vazhdojnë të kurohen edhe dy pacientë të tjerë të konfirmuar me ethe hemorragjike. Sipas Ahmetit, gjendja shëndetësore e tyre është stabile. Ndërsa gjatë ditës së premte janë pranuar tri raste të tjera si të dyshimta me virusin e etheve hemorragjike. Sipas të dhënave të QKMF-së në Malishevë, deri tash ndihmë mjekësore në këtë institucion shëndetësor kanë kërkuar rreth 2 mijë pacientë të pickuar nga rriqrat.