Saturday, July 20, 2013

Ermal Mamaqi një VIP i talentuar ku me zgjuarsinë e tij di ti të qëndroj në epiqendër të vëmendjes, herë me humorin e tij të këndshëm dhe e herë me këngët e tij të cilat na pëlqejnë dhe na surprizojnë!

Ermal Mamaqi një VIP i talentuar ku me zgjuarsinë e tij di ti të qëndroj në epiqendër të vëmendjes, herë me humorin e tij të këndshëm dhe e herë me këngët e tij të cilat na pëlqejnë dhe na surprizojnë!
Ajo çka e bënë atë edhe më të veçantë, është se me batutat dhe humorin e atij ai mundohet të përcjell dhe një mesazh optimist tek dashamirësit e humorit e aq më shumë tek simpatizantët e tij. Kështu dhe një nga historitë e tija të humorit, të publikuara në llogarinë e tij në facebook, që në fakt është një ngjarje e vërtet që i ndodhi atij, por që ai me atë elasticitetin e artistit mundohet ta përcjell sa më “bukur”, -nëse mund ta themi kështu-, këtë përvojë të hidhur por dhe negative për një kategori njerëzish të papërgjegjshëm.

Historia e tij fillon men një udhëtim dhe vazhdon:
“ Po vija për ne Pogradec dhe ndaloj për të shkuar në tualet te një nga lokalet që janë rrugës dhe kane tualet jashtë...
U futa në banjë dhe u tmerrova... mu duk sikur kishin vrarë një njeri brenda në wc. Desha të marr direkt policinë në tel! Pastaj pash pak më mirë dhe kuptova që nuk ishte e vërtet. Ishte thjesht dikush që kishte qenë aty para meje dhe nuk kishte shtypur butonin e shkarkimit te ujit. U qetësova. Shtypa butonin, uji u shkarkua dhe ajo pamje rrëqethëse u largua... filluan të çelin lulet. Doli dielli. Zogjtë filluan të recitonin...
Ajo pamje e tmerrshme u zhduk por nuk do largohet kurrë nga kujtesa ime.
Ti o njeri që e bere atë vepër... tregove edukatën e familjes. Maskaraaaaa. Hahahahahaha.
Ej tani po mbledh veten. Ishte sh e tmerrshme. Më mirë që më ndodhi mua dhe nuk i ndodhi dikujt me zemër. Se do kish ngel ne vend.
Hajt mo. Po bëj një hallve sot. Shpëtova mirë. :)”, ka shënuar ai në statusin e tij në facebook!/alb-observer.com/

No comments:

Post a Comment