Wednesday, July 31, 2013

Rruga Prishtinë-Rashkë bllokohet nga serbët


Rruga Prishtinë-Rashkë vazhdon të mbetet e bllokuar nga serbët lokal për shkak të arrestimit të dy serbëve nga EULEX-i. Që pasditen e të hënës ata kanë vendosur në rrugë kamionë të cilët nuk lejojnë që të ketë qarkullim, shkruan Tanjung. Ndërsa mbrëmë pas mesnate makinat e EULEX-it janë sulmuar me koktejl molotovi. 

Sipas informacioneve paraprake në këtë sulm kanë marrë pjesë dhjetë persona, ndërsa policia po vazhdon me hetimin e rastit. Njoftohet se dy serbëve të arrestuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Avokati Luba Pantoviq i ka thënë Tanjugut se Sllobodan Repiq (28) është arrestuar me dyshimin se më 7 dhjetor të vitit të kaluar në Mitrovicë ka shtënë me armë zjarri kundër zëvendësdrejtorit të Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës, Dushan Millosavleviq. 

Avokati i të arrestuarit tjetër, Zharko Veselinoviqit ka deklaruar se ky mbahet në polici me dyshimin për armëmbajtje pa leje. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2013, ora 12:4

No comments:

Post a Comment