Ti pret dritat? une pres shtyllen...
Dy punonjës të EVN-së dega Tetovë, 46-vjeçari nga Volkovija dhe 49-vjeçari nga Tetova,raportuan në polici se dje reth orës 11 u sulmuan fizikisht në fshatin Llarcë nga një 43-vjeçar nga ky fshat, ku ata ishin të angazhuar për shkyçjen e rrymës elektrike, njofton portali Shqipmedia. Siç informon SPB-Tetovë, sulmuesi i goditi me grushta në kokë dhe më pas u largua. Më vonë, i raportuari është thirrur në stacionin policor në Grupçin ku është biseduar me të dhe pas pastrimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzimi adekuat.
http://www.youtube.com/user/shqipjamaster?feature=watch
No comments:
Post a Comment