Monday, July 29, 2013

Bie nga kati i 4-t i pallatit, e shpëton tenda


Bie nga kati i 4-t i pallatit, e shpëton tenda
Publikuar: 27.07.2013 - 11:49
Tiranë, 27 korrik - Një person i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes sot në kryeqytet.

Mësohet se shtetasi Pëllumb Xhabej, 50 vjeç ka rënë nga kati i katërt i një pallati, në zonën e Shallvareve dhe ka ngecur në tendën e një dyqani poshtë pallatit, duke shpëtuar kështu jetën.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, zjarrfikëset dhe një autoambulancë për t'i ardhur në ndihmë.

Edhe pse nuk dihen arsyet e rënies së tij, policia bën me dije se 50-vjeçari është dërguar me autoambulancë në spital për një kontroll mjekësor, pasi rënia nga largësia mund t’i ketë shkaktuar shembje. Gjithashtu ai ka marrë edhe plagë të lehta në trup.

No comments:

Post a Comment