Monday, July 29, 2013

Aksion i gjerë kundër mafias në Itali, në pranga 115 veta

Aksion i gjerë kundër mafias në Itali, në pranga 115 veta

Publikuar: 26.07.2013 - 15:29
Romë, 26 korrik - Autoritetet e zbatimit të ligjit në Itali kryen një operacion masiv kundër mafias, si pasojë e të cilit në Romë u arrestuan më shumë se 50 persona, njoftuan mediat lokale.

Në operacion u përfshinë rreth 500 policë, një helikopter, efektivë të forcave të ruajtjes së rendit me qen shërbimi dhe patrulla detare të policisë.

Në të njëjtën kohë në qytetin jugor italian të Catanzaro u arrestuan 65 persona, përfshirë politikanë, biznesmenë dhe avokatë vendas.

No comments:

Post a Comment