Monday, July 29, 2013

Durrës: Aksident i rëndë trafiku, 1 i vdekur e 2 të plagosur


Durrës: Aksident i rëndë trafiku, 1 i vdekur e 2 të plagosur
 Publikuar: 28.07.2013 - 08:15
Durrës, 28 korrik - Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Durrës. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se një makinë është përplasur me trafikndarësen rreth orës 04:00, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Shkozetit. 

Mësohet se makina drejtohej nga shtetasi Islam Kovaçi, i cili po kthehej nga një dasmë bashkë me bashkëshorten dhe nënën e tij. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit dhe gruaja e tij Greta Kovaçi kanë marrë plagë të rënda në trup, ndërsa nëna e tij Dallëndyshe Kovaçi ka humbur jetën në vendngjarje. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, transmeton BW. 

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i ngjarjes ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

No comments:

Post a Comment