Monday, July 29, 2013

Nga ethet hemorragjike ndërron jetë 34-vjeçari nga Malisheva


Nga ethet hemorragjike ndërron jetë 34-vjeçari nga Malisheva
Publikuar: 27.07.2013 - 16:33
Prishtinë, 27 korrik - Ethet hemorragjike kanë marrë edhe një jetë. Milazim Krasniqi nga Astrazupi i Malishevës është viktima e radhës që ka vdekur nga virusi i etheve hemorragjike. Ai vdiq mëngjesin e së shtunës në Klinikën Infektive të QKUK-së, transmeton KTV. Infektologu Sali Ahmeti ka konfirmuar se 34-vjeçari, i cili ishte shtruar në Klinikën Infektive në fillim të kësaj jave, gjatë gjithë kohës ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë në Klinikën Infektive vazhdojnë të kurohen edhe dy pacientë të tjerë të konfirmuar me ethe hemorragjike. Sipas Ahmetit, gjendja shëndetësore e tyre është stabile. Ndërsa gjatë ditës së premte janë pranuar tri raste të tjera si të dyshimta me virusin e etheve hemorragjike. Sipas të dhënave të QKMF-së në Malishevë, deri tash ndihmë mjekësore në këtë institucion shëndetësor kanë kërkuar rreth 2 mijë pacientë të pickuar nga rriqrat.

No comments:

Post a Comment