Tuesday, July 30, 2013

Durrës, një person qëllon me armë në drejtim të një lokali, 3 të plagosur



DURRES –  Tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur tek stacioni i trenit, rreth orës 21:30, ku një person ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij, në drejtim të një lokali, për arsye ende të panjohura. Për pasojë tre persona janë plagosur, ndërsa krismat kanë shkaktuar panik tek qytetarët e shumtë që ndodheshin në lokalet përreth, apo duke shëtitur në rrugë në ato momente.

Burime nga policia bëjnë të ditur se të plagosurit, I. Plaku, B. Luku dhe T. Hallulli, janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit. Fatmirësisht, sipas mjekëve ata janë të tre jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se një person ka shtënë me armë në drejtim të lokalit, ndërsa nuk dihet se cili ka qenë objektivi i tij.

“Autori ka qëlluar në drejtim të lokalit, plumbi ka kapur vëllain tim në këmbë. Nuk dihet cili ka qenë objektivi i tij. Jemi shtrirë të gjithë barkas në lulishte, kur është qëlluar me armë. Autori është larguar më pas me makinë.”- shprehet vëllai i njërit prej të plagosurve.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Sipas dëshmitarëve personi që qëlloi është i moshës 30-35 vjeç

No comments:

Post a Comment