
Policia e Vlorës ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke mos lejuar rëndimin e situatës, pasi autori mësohet se ka qënë jashtë kontrollit.
Bëhet me dije gjithashtu se, policia ka arrestuar shtetasin Ervis Zaçe, i cili qëlloi me thikë në kraharor të vëllanë. 16-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Autori, sipas policisë ka kërcënuar me armë edhe persona të tjerë në vendngjarje, ndërsa u ka bërë rezistencë atyre në momentin që po e arrestonte.
Sipas bluve të Vlorës, Zaçe vuri në rrezik edhe jetën e punonjësve të policisë, të cilët mundën ta kapin më pas 26-vjeçarin. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë.
No comments:
Post a Comment