Monday, July 29, 2013

Ende pa të dyshuar për vrasjet në Vlorë


Ende pa të dyshuar për vrasjet në Vlorë

Publikuar: 29.07.2013 - 09:51
Vlorë, 29 korrik - Policia e Vlorës ende nuk ka një të dyshuar për vrasjen që tronditi dje qytetin bregdetar në një plazh privat. Hetimet janë përqendruar në dy pista: grindje e çastit ose hakmarrje, ndërsa janë vënë shpërblim 10 milionë lekë për këdo që ofron informacione për autorin e ngjarjes. Policia ka konfirmuar se 34-vjeçari nga Fieri, Sokol Isufaj, ka qenë shënjestra dhe se dy viktimat e tjera kanë qenë aksidentale, transmeton KTV.

Dëshmitarët kanë treguar se fillimisht autori i ngjarjes dhe 34-vjeçari kanë pasur një debat në lokalin sipër plazhit. Por, më pas Isufaj është kthyer në çadrën e tij, dhe pak minuta më vonë është dëgjuar breshëria e automatikut. Autori është larguar më pas me shpejtësi me një makinë Land Rover. Policia e Vlorës ka ngritur patrulla në të gjithë zonën, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij. Ndërkohë, po hetohet edhe jeta e 34-vjeçarit për të zbuluar nëse kishte ndonjë konflikt të hapur që mund të ketë sjellë edhe vrasjen e tij.


No comments:

Post a Comment