Monday, July 29, 2013

Në Prilep e Banjë dy femra vdesin në aksidente


Në Prilep e Banjë dy femra vdesin në aksidentePublikuar: 26.07.2013 - 11:30
Pejë, 26 korrik - Dy femra kanë vdekur në raste të ndara pasi që janë aksidentuar nga veturat. Njëri rast ka ndodhur në Prilep të Deçanit e njëri në fshatin Banjë të Istogut.

Sipas policisë, në Prilep i dyshuari ka shkaktuar aksident trafiku me veturën e tij “Mercedes” duke e goditur viktimën (këmbësoren) femër shqiptare me shtetësi të Kosovës, e cila është dërguar në drejtim të spitalit të Pejës dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF nga Deçani. Siç raporton indeksonline me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Kurse në aksidentin që ka ndodhur në Banjë, i dyshuari, një mashkull shqiptar me shtetësi të Kosovës,  ka shkaktuar aksident trafiku me veturë “Pasat”, i cili ka goditur këmbësoren femër duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i krimeve të rënda i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. 

No comments:

Post a Comment