Wednesday, July 31, 2013

Identifikohet autori i dyshuar për 4 plagosjet në Durrës


Policia e Durrësit identifikon autorin e dyshuar për plagosjen e katër personave duke e shpallur atë në kërkim. 
Sipas bluve të Durrësit personi që hapi zjarr në drejtim të lokalit është shtetasi Agim Myftari, banues në katin e dytë të pallatit ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se gjithcka ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që hetimet e policies vazhdojnë.

Të plagosur kanë mbetur: H.Lama 55 vjeç, Bujar Luku 55 vjeç, Ilia Plaku 66 vjeç dhe T. Hallulli. Sipas policisë, 4 të plagosurit ishin klientë të rastësishëm në lokal dhe nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ata gjendeshin në tavolina të ndryshme. Lulishtja në hyrje të Durrësit, ku ndodhi sulmi është një prej vendeve më të frekuentuara nga qytetarët durrsakë.

No comments:

Post a Comment