Monday, July 29, 2013

Në periferi të Tiranës policia asgjëson 2 000 rrënjë hashash

Në periferi të Tiranës policia asgjëson 2 000 rrënjë hashash

Publikuar: 26.07.2013 - 14:30
Tiranë, 26 korrik -  E konsideruar si një bimë fitimprurëse, hashashi këtë herë ka gjetur strehë në plot 11 parcela në zonën e Zall-Bastarit në periferi të Tiranës.

 Komisariati numër 4 ka mundur të asgjësojë afro 2000 bimë narkotike të mbjella, të cilat ishin në fazë pjekje dhe gjatësia e kësaj bime kishte arritur në mbi 1.5 metra.

Dy persona, Nazmi Mahmutaj dhe Bilal Aruçi, janë ndaluar si të dyshuar në posedimin e sipërfaqes së tokës dhe bimës narkotike.

 “A1 Report” ka mundur të sigurojë pamjet e këtij operacioni ku duket qartë prezenca e bimëve, si dhe asgjësimi që kryhet nga uniformat blu.

Sezoni i verës ka bërë që kërkesa për kosumim të kësaj lënde narkotike të njohë një rritje, ndërsa nuk kanë munguar operacionet policore si në rrethe të ndryshme të Shqipërisë ku sekuestrimet thuajse janë të përditëshme, por dhe nga Drejtoria e Qarkut Tiranë, ku kjo sasi konsiderohet si një ndër asgjësimet në sasi më të mëdha deri më tani.

No comments:

Post a Comment