Monday, July 29, 2013

Vidhen 200 mijë euro nga Posta në Çair


Vidhen 200 mijë euro nga Posta në ÇairPublikuar: 26.07.2013 - 14:22
Shkup, 26 korrik - Një vjedhje si në filmat e Hollivudit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkup. 

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur më armë zjarri më shumë se 200 mijë euro një prej pikave të Postës në kryeqytet.

Gazetari i agjencisë së lajmeve INA, raporton se ngjarja ka ndodhur në  filiali e “Postës së Maqedonisë”, që gjendet në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair të Shkupit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se, në këtë  vjedhje e cila është realizuar shumë shpejtë, janë marrë 13 milionë  denarë. Menjëherë pas vjedhjes grabitësit kanë ikur me motoçikleta në drejtim të panjohur.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë rrethimin e zonës.
Punonjësit e policisë janë duke marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje, dëshmitë e të cilëve do të bëjnë të mundur dhe identifikimin e autorëve. 

No comments:

Post a Comment